Arsenali ka arritur të marr një fitore shumë të madhe ndaj Manchester City me rezultat 2-0 në kuadër të gjysmëfinales së FA Kupës, duke kaluar në finale.

Topçinjtë e nisën ndeshje shumë mirë, duke krijuar dy raste shumë mira me Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por që gol nuk kishte.


Pas këtyre rasteve zhvillohej minuta e 19-të e ndeshjes, kur Nicolas Pepe harkon në zonë, ndërsa me një prekje magjike, Aubameynag shënoi për 1-0.

Goli i pranuar e ngacmoi Cityn, që filluan sulmin drejt portës së Arsenalit, por rastet e tyre nuk ishin aq konkrete.

GettyImages 1256911882 Pamje nga ndeshja (Foto: Matthew Childs/Pool via Getty Images)

Madje rastin më të mirë në pjesën e parë pas golit e kishte Arsenali me Shkodran Mustafin, i cili rrezikoi, por nuk kishte fat.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi tërësisht Manchester Cityt që kërkonin golin e barazimit.

GettyImages 1256912201 Pamje nga ndeshja (Photo by Matthew Childs/Pool via Getty Images)

Kevin De Bruyn dy herë, Riyad Mahrez dhe David Silva, radhitën rastet para portës, por asnjëri nuk ia doli të shënojë.

Kur nuk shënon, pas dënimi dhe Arsenali këtë gjë e bëri.

GettyImages 1256913161 Festa e Arsenal (Photo by Matthew Childs/Pool via Getty Images)

Zhvillohej minuta e 71-të kur Arsenali me një kundër-zbritje të bukur, shënoi përmes Aubameynag për 2-0.

Deri në fund nuk kishte më gola edhe pse City provoi.

Arsenali ka kaluar në finale dhe do të pres njërin mes Manchester United e Chelsea, që luajnë në gjysmëfinalen tjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app