Aubameyang vetëm për një klub anglez mund të kalojë në Ligën Premier

16:"Alexandre Simoes
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, do të transferohej në Ligën Premier vetëm për një klub anglez.
Sipas të përditshmes gjermane, Bild sulmuesi do të luante vetëm për Arsenalin nëse do të transferohej në Angli.
Por, dështimi i Arsenalit për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve do të thotë se gjasat janë të pakta për ta transferuar lojtarin, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se Aubameyang deri më tani ka refuzuar të nënshkruaj një kontratë të re me Dortmundin.
PSG dhe Milani gjithashtu janë të lidhur me transferimin e mundshëm të reprezentuesit të Gabonit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































