LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang refuzon ofertat arabe, dëshiron qëndrimin në Evropë

Aubameyang refuzon ofertat arabe, dëshiron qëndrimin në Evropë

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të largohet nga kontinenti i vjetër Evropa.

Sulmuesi gabonez e ka të qartë se do të largohet nga Arsenali gjatë janarit, por qëllimi i tij është të vazhdojë edhe më tej në Evropë.

The Athletic ka raportuar se ish-kapiteni i Arsenalit ka refuzuar dy oferta nga Arabia Saudite pasi dëshiron të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit evropian.


Newcastle United, Juventus, Monaco, Lyon, Sevilla e Atletico Madrid kanë shprehur interesim për të.

Arsenali e ka nxjerr në shitje yllin e sulmit pasi lojtari ka prishur tërësisht raportet me trajnerin Mikel Arteta.

Topçinjtë duan shitjen e tij menjëherë, edhe pse të gjitha ofertat deri më tani kanë qenë huazim me të drejtë blerje.

Gjithsesi skuadra londineze shpreson se do të marrë një ofertë prej 20 milionë eurove për ta lënë të lirë të largohet nga Emirates Stadium sulmuesin afrikan. /Telegrafi/