Pierre – Emerik Aubameyang është i gatshëm të largohet nga Dortmundi.

Sulmuesi nga Gaboni është synim i Real Madridit, Barcelonës, Arsenalit dhe Manchester Cityt.


Bild shkruan se Aubameyang tashmë ka vendosur që të jetë ky sezoni i fundit për të në fanellën e Dortmundit.

Auba 27 vjeçar ka deklaruar shumë herë se është i interesuar që të luajë për Real Madridin.

Arsenali dështoi ta transferojë atë gjatë verës për 60 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app