LAJMI I FUNDIT:

“Aty ku dy shpirtra luftojnë për një trofe”: Të shtunën mbahet gara e kuajve në “Mejdan” të Opojës (Video)

“Aty ku dy shpirtra luftojnë për një trofe”: Të shtunën mbahet gara e kuajve në “Mejdan” të Opojës (Video)

Vrapimi i kuajve është një traditë që po vazhdon në komunën e Dragashit, më saktësisht në trevën e Opojës.

Edhe pse kjo garë zgjat vetëm rreth dy minuta, në vete përmban emocion, adrenalinë dhe spektakël.

Si çdo vit, edhe këtë vit organizohet evenimenti “Vrapimi i Kuajve” nga klubi i kuajve “Liridona”, garë e cila do të mbahet më 28 prill (e shtunë) në “Mejdan” të Opojës, duke filluar nga ora 13:00.


Dhe siç shkruan Opoja.tv, këtë vit premtohet se spektakli do të jetë akoma më i madh për shkak se në garë do të jenë deri në dhjetë kuaj, ku përveç garuesve nga Opoja, Ferizaj e Shtimja, në garë pritet të ketë edhe kuaj garues nga Tirana, Durrësi, si dhe Shkupi.

Evenimenti pritet të zbukurohet edhe më shumë nga qindra qytetarë të trevës së Opojës e më gjerë, të cilët do jenë prezent për të mbështetur të preferuarin e tyre. /Telegrafi/