LAJMI I FUNDIT:

Atmosfera “ndizet” kur ofertat kalojnë çmimin 1 milion dollarë: Një rrëfim për vendin ku mbretërit dhe milionerët shpenzuan 360 milionë dollarë në kuaj, vetëm në shtator

Atmosfera “ndizet” kur ofertat kalojnë çmimin 1 milion dollarë: Një rrëfim për vendin ku mbretërit dhe milionerët shpenzuan 360 milionë dollarë në kuaj, vetëm në shtator

Çdo shtator, të pasionuar pas tyre, garues, blerës dhe shitës të kuajve ia mësyjnë qytetit të dytë më të madh në Kentucky, Lexington, i njohur si “kryeqyteti i kuajve të botës”.

Bëhet fjalë për Lexington, vendin që është i rrethuar nga qindra ferma të kuajve dhe është shtëpia më e madhe në botë e ankandeve për kuaj, Keeneland, e cila gjithashtu organizon edhe gara.

Madje, gjatë shitjeve atje, përkatësisht në shitjen e përvitshme të Keeneland në shtator, blerësit hedhin milionat për kuajt 1-vjeçar, të cilët kurrë më parë nuk kanë garuar.


Dhe vetëm në vitin 2019 në veçanti, gjegjësisht vetëm në ankandin e muajit shtator, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, blerësit shpenzuan më shumë se 360 milionë dollarë në 2,855 prej këtyre kuajve.

Kuajt më të shtrenjtë të shitur ishin një “American Pharoah” për 8.2 milionë dollarë, që u ble nga “Whisper Hill Farm” e Mandy Pope, dhe një tjetër prej 4.1 milionë nga Sheiku Mohammed nga Dubai.

“Po flasim për kryeqytetin e kuajve në botë, dhe në të vërtetë është vendi që njihet si i tillë në të gjithë botën”, ka thënë Bill Thomason, president dhe CEO i Keeneland, në një intervistë gjatë shitjes së shtatorit, shkruan Business Insider.

Siç bëhet e ditur, më shumë se gjysma e të gjithë kuajve të lindur në SHBA kanë lindur brenda 30 miljeve në Keeneland, dhe stallat më të mëdha në vend janë të gjitha brenda kësaj rrezeje 30 milje, sipas Thomason.

“Është një përqendrim i një industrie që është në këtë qytet, me njerëz jetesa e të cilëve varet nga kjo kulturë që ata prodhojnë”, tha ai.

Gjatë gjithë vitit 2018, u shitën kuaj në vlerë prej më shumë se 600 milionë dollarë

Keeneland është shtëpia më e madhe në botë e ankandeve. Përveç vitit 2019, gjatë gjithë vitit 2018, ajo shiti më shumë se 600 milionë dollarë kuaj – 377 milionë dollarë gjatë shitjes së saj vetëm në shtator.

Sheiku i Dubait ka ofruar aq shumë para për një kalë, sa që edhe ekspertët e kësaj industrie kanë mbetur të befasuar
Lexo po ashtu Sheiku i Dubait ka ofruar aq shumë para për një kalë, sa që edhe ekspertët e kësaj industrie kanë mbetur të befasuar

Si një shtëpi ankandi me qendër në Lexington, Kentucky mban katër “panaire shitjes” çdo vit – në janar, prill, shtator dhe nëntor.

Keeneland është gjithashtu një kompani garash me kalë, që pret garat në rreth 32 ditë në vit, me tetë deri në 10 gara në ditë.

Shtëpia e ankandit, që gjendet rreth shtatë milje nga qendra e qytetit thuhet se organizon festa marramendëse për blerësit dhe sponsorët e saj VIP.

Dhe kur flasim për njerëz të pasur, duhet të kemi parasysh edhe një gjë – parkingu masiv mbushet me makina, shumë prej tyre automjete luksoze si Range Rovers dhe Mercedes.

Keeneland nuk mban të dhënat saktësisht se sa njerëz marrin pjesë në shitjen e shtatorit, por Amy Owens, një bashkëpunëtore e komunikimit në Keeneland, ka thënë që “mijëra njerëz” janë të përfshirë në shitje, shkruan BI, përcjell Telegrafi.

Shumica e kuajve në shitjen e shtatorit janë të rritur në Kentucky sepse të gjithë duan një kalë të rritur nga Kentucky, ka bërë të ditur drejtori i komunikimeve të Keeneland, Amy Gregory. Por ka edhe kuaj nga Rusia, India, Franca, Anglia, Irlanda – në të gjithë botën.

Gjithashtu, blerësit e mundshëm mund të mësojnë më shumë rreth tyre në udhëzuesin e shitjeve.

Gjithsesi, përfitues nga kjo ngjarje ka shumë. Kjo përfshin punonjësit e Keeneland, ata që shesin kuaj (dhe të gjithë punonjësit e tyre), blerësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, njerëz nga kompani transporti, kompani sigurimesh, klinika veterinare, dhe gjithashtu turistë që thjesht duan një vështrim në të gjithë panairin.

Arena ikonike e shitjeve në Keeneland mund të strehojë deri në 700 njerëz. Mijëra njerëz zbresin në Lexington në shtator, por ndërsa shitja zgjat për dy javë, jo të gjithë të pranishmit vijnë që në ditën e parë, apo edhe javën e parë.

Duke rrëfyer për atmosferën që mbizotëron atje, Business Insider shkruan se ndërsa atmosfera gjatë ankandit ishte relativisht e qetë shumicën e kohës, ajo “ndizet” dukshëm kur ofertat për një kalë tejkalojnë çmimin 1 milion dollarë.

Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se në disa raste, blerësi nuk është as prezent.

Kur blerësi japonez Yuji Hasegawa bleu një kalë për prej 1.5 milion dollarësh ditën e parë të shitjes, ishte agjenti i tij, Hiroyasu Takeuchi, i cili në të vërtetë ishte në vend për të bërë ofertat dhe për të folur me gazetarët.

Agjenti u tha gazetarëve se plani ishte që ta merrnin kalin në Japoni tani dhe shpresojnë që më vonë ta kthejnë përsëri për të garuar në Derby Kentucky.

Si rrjedhin gjërat?

Në fillim, në ditën kur bëhet shitje mund të shohësh disa njerëz duke parë kuajt, mbase duke parë një vështrim të fundit përpara se të vendosnin për oferta.

Siç edhe mund të pritej, para se kuajt të ngrihen në skenë, ato janë pastrohen dhe zbukurohen me kujdes.

Përpara se të kthehen në skenë, kuajt bëjnë një shëtitje rreth hambarit të shfaqjes, një zonë e madhe e mbuluar në natyrë.

Dhe kur afrohet numri i tij, kali dërgohet lartë në një vendkalim dhe pastaj në skenë, ku bëhet shitja, përkatësisht ofertat rreth tij.

Sapo të mbyllet oferta, secili kalë kthehet në stendën e tij të përkohshme në zonën e hambarit të Keeneland, ku duhet të merret brenda 24 orëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori