Atmosfera para se të fillojë Kampionati Botëror ka filluar të nxehet edhe pse në Rusi temperaturat do të jenë më të ulëta.  

Por një tifozë i futbollit i ka mahnitur të gjithë, pasi e ka dekoruar veturën e tij me 15,000 ngjitëse Panini me futbollistë.


Henrique Pedrotti këtë ia ka bërë Volskwagen të tij të vjetër.

nintchdbpict000408730724 e1527239381791

Makina klasike është e tifozit nga Sao Paulo, ndërsa ai thotë se do ta mbajë kështu nga fillimi deri në fund të kampionatit.

Firma italiane Panini ka prodhuar ngjitëse që nga viti 1961, ndërsa albumin e Kampionatit Botëror të parë e ka prodhuar në vitin 1970 që u mbajtë në Meksikë.

nintchdbpict000408730767 e1527239400669

Që atëherë, miliarda ngjitëse janë blerë, shitur dhe nderuar, për ta kthyer në aktivitetin më të madh për të rinj.

nintchdbpict000408730624

Kompania Panini tani ka vlerë më shumë se 500 milion euro, ndërsa librat më të vjetra dhe të përfunduara e në gjendje të mirë mund të shiten deri në 1.000 dollarë nga koleksionuesit.

nintchdbpict000408730610

I fundit që e ka pranuar se ka qenë koleksionues është sulmuesi Gabriel Jesus. /Telegrafi/  

nintchdbpict000408730608

nintchdbpict000408730590

telegrafi sport app