LAJMI I FUNDIT:

Atletika thyen sërish barrierat – Gresa Bakraqi përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror në Beograd

Atletika thyen sërish barrierat – Gresa Bakraqi përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Botëror në Beograd

Atletika sërish ka thyer barrierat e sportit tonë, duke arritur të garojë në Kampionatin Botëror të Sallës, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Gresa u përfaqësua me inicialet KOS në fanellë, njësoj si të gjitha pjesëmarrëset tjera. Shkaku i Kosovës organizatori dhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës, kishin vendosur që asnjë flamur i ndonjë shteti pjesëmarrës të mos shfaqet në stadium.

Diskriminimi i vetëm erdhi nga regjia serbe, e cila nuk shfaqi flamurin e Kosovës tek emri i garueses, por vetëm shkurtesën KOS, duke dëshmuar edhe një herë se politika serbe ende përzihet në sport, çka për ne është e papranueshme. Në lidhje me këtë, KOK së bashku me Federatën Atletike të Kosovës janë ankuar menjëherë në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.


Gresa garoi në 1500 metra dhe doli e 17-ta nga 19 garuese, me kohë 4 minutë e 28.40 sekonda.

Pas garës, Bakraqi, ka rrëfyer përvojën e saj dhe presionet që kishte nga organizatorët.

“Ka qenë emocion i veçantë, të garosh e vetme në stadium, pa ndonjë atlet tjetër nga Kosova, por njëkohësisht ishte nderë dhe privilegj ta përfaqësosh vendin në Botërorin, që po mbahet në Serbi. Vazhdimisht organizatori është munduar të ma mbulojë fanellën ku shkruante Kosova. Jam ndier e diskriminuar dhe assesi nuk kam pranuar të garojë, derisa të jem e barabartë me garueset tjera. Në fund, kanë lëshuar pe dhe kam garuar me shkurtesën KOS”, deklaroi Bakraqi për Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Gazetarët vazhdimisht kërkonin të merrnin intervistë nga unë, kurse sigurimi dhe policia serbe, që më përcllinin në çdo hap nuk i lejonin. Madje, gazetarët serbë më quanin ‘heroina’”, rrëfen ajo, duke shtuar se nuk ka pasur ndonjë problem tjetër gjatë udhëtimit ose qëndrimit në Beograd.

Ajo kishte udhëtuar së bashku me kryetarin e Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani.

Sa i përket rezultatit, Gresa shtoi se ka pritur paraqitje edhe më të mirë, por stresi i krijuar para garës e bëri të veten.

Atletika ishte përfaqësuar javë më parë edhe në Kampionatin Ballkanik, të mbajtur po ashtu në Beograd.

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori