Napoli thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 55 milionë eurosh nga Atletico Madridi për mesfushorin e tyre Allan.

Kjo nuk është hera e parë që Allan ka qenë subjekt i një oferte të madhe parash pasi edhe Paris Saint-Germain u përpoq ta firmosë atë në janar.


Atletico, nga ana e tyre, ka para për të shpenzuar pasi bëri mbi 300 milionë euro nga shitja e lojtarëve dhe humbi mesfushorin, Rodri Hernandez, i cili kaloi te Manchester City.

Sidoqoftë, gazeta italiane Tuttosport pretendon se Napoli e vlerësoi ofertën e spanjollëve si shumë të ulët për një lojtar me rëndësi sikurse është braziliani.

Allan

Gazeta shton se është provë tjetër se Presidenti Aurelio De Laurentiis është i vendosur të mbaj yjet e tij në skuadër.

27-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Brazilit që fitoi Copa America më herët gjatë verës, ndërsa te Napoli është titullar i padiskutueshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app