Site icon Telegrafi

Atletico Madridi ka blerë tetë super-lojtarë për 255 milionë euro, por ende nuk ka shpenzuar të gjitha paratë nga shitjet e kësaj vere

Atletico Madridi është duke e zhvilluar një fushatë të zjarrtë transferimesh në hyrje dhe dalje këtë verë.

Klubi spanjoll ka nisur furishëm këtë sezon duke arritur t’i shesë tri yje të mëdha si Antoine Griezmann, Lucas Hernandez dhe Rodri.

I pari u shit te Barcelona për 120 milionë euro, i dyti te Bayern Munichu për 80 milionë euro, ndërsa i treti për 70 milionë euro, në një total prej 270 milionësh.

Lexo po ashtu Atletico Madridi ka fituar më shumë se çdo klub në botë nga shitjet në dekadën e fundit - lë pas klube si Benfica, Real Madridi dhe Liverpooli

Atletico gjithashtu ka shitur edhe lojtarë tjerë si Gelson Martins (30 milionë euro), Luciano Vietto (7.5 milionë euro), Bernard Mensah (3.6 milionë euro) dhe Olliver Torres (2.37 milion euro) duke quar fitimet në 313 milionë eurosh.

Me këto shitje, klubi spanjoll është aktivizuar në ‘merkato’ duke nënshkruar me plot tetë futbollistë, disa të njohur e disa talent të mëdhenj.

Rojiblancos tashmë kanë transferuar Joao Felix nga Benfica për 126 milionë euro, Marcos Llorente nga Real Madridi për 40 milionë euro dhe Mario Hermoso për 25 milionë euro.

Griezmann dhe Felix, shitja dhe blerja më e shtrenjtë e Atleticos këtë verë

Klubi spanjoll gjithashtu ka transferuar edhe lojtarë tjerë si Renan Lodi për 25 milionë euro, Kieran Trippier për 22 milionë euro, Felipe për 18 milionë euro, Ivan Saponjic për 7 milionë euro dhe Hector Herrera ka ardhur si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Klubet e La Ligas 'mbretër' të shpenzimeve në Evropë këtë verë - Real Madridi i pari, Bayerni i pesti, Interi i dhjeti

Me gjithë këto blerje, Atletico ka shpenzuar një total prej 255 milionë eurosh, ndërsa i kanë mbetur edhe rreth 60 milionë euro fitime.

Me këto para të mbetura si fitim, klubi nga Wanda Metropolitano pritet ta kryej edhe një transferim të madh, ku pritet të jetë njëri në mes të Christian Eriksen ose James Rodriguez. /Telegrafi/  

Exit mobile version