Atletico Madridi ka fituar 2-1 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse dy skuadrat patën shanse të mira shënimi.


Në minutën e 48-të, Betisi ia doli të tunde rrjetën e mysafirëve, mirëpo goli i tyre u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Mirëpo, Los Cholchoneros më pas shënuan nëpërmjet Antoine Griezmannit (54’), për rezultatin 1-0.

Për golin e dytë, sërish ishte aty sulmuesi francez, duke realizuar në minutën e 71-të, me një asistim të Matheus Cunha.

Betisi nuk u dorëzua deri në fund, duke i dalë të ngushtojnë epërsinë e Atleticos në 2-1 me golin e Nabil Fekir (84').

Pas javës së 11-të, Atletico Madridi gjendet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të do kenë punë me Cadizin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app