Atletico Madridi e ka kthyer epërsinë kundër Real Madridit gjatë vazhdimeve.

Në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e UEFA-s po ndodhin kthime të jashtëzakonshme në rrjedhën e lojës.


Ndërsa pasi e barazoi rezultatin dhe e dërgoi në vazhdime, Atletico tash ka kaluar në epërsi.

Saul pranoi një top nga Thomas dhe shënoi një gol të bukur me vole (98').

https://www.dailymotion.com/video/x6s1yfe

Nuk zgjati shumë dhe Los Rojiblancos e shënuan edhe golin e dytë në vazhdime dhe të katërti në ndeshje.

Ishte Koke, i cili nga një aksion tjetër i ndërtuar mirë nga Atletico, e ndëshkoi portierin Keylor Navas (104'). Vitolo ishte asistues.

Pritet të shihet nëse do të arrijë Reali t'i ndryshojë gjërat në pjesën e dytë të vazhdimeve. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6s1yln

telegrafi sport app