Atletico Madrid është e gatshme të hyjë në negociata me Barcelonën për një transferim të mundshëm veror të sulmuesit yll Julian Alvarez, sipas raportimeve nga “Radioestadion”.

Megjithatë, raporti shton se “Los Rojiblancos” do të kërkojë një shumë marramendëse prej 200 milionë eurosh për t’u ndarë me asetin e tij më të vlefshëm.


Sulmuesi argjentinas 25-vjeçar, i cili iu bashkua Atleticos nga Manchester City për 82 milionë euro (110 milionë dollarë) në vitin 2024, e ka justifikuar plotësisht investimin me një ndikim të jashtëzakonshëm: 29 gola në të gjitha garat në sezonin e tij debutues, i ndjekur nga një kampionat edhe më shpërthyes këtë vit.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e sheh Alvarezin si pasuesin ideal afatgjatë të sulmuesit veteran Robert Lewandowski, por këto kërkesa të rivalit spanjoll e kanë ndryshuar situatën.

Julian Alvarez

Me gjithë zhurmën që ka shkaktuar interesimi i Barcelonës, Alvarez mbetet i vendosur për të qëndruar te Atletico, duke hedhur poshtë thashethemet e merkatos në një intervistë të fundit për ESPN.

“Shiko, jam shumë i qetë për gjithë këtë. Njerëzit gjithmonë flasin. Edhe vitin e kaluar u fol shumë, por sezoni sapo ka filluar dhe unë jam i përqendruar në përmirësimin tim çdo ditë, në të bërit më të mirën për klubin, në ndihmën ndaj shokëve të skuadrës dhe në fitore këtu”.

Interesim për Alvarez ka edhe PSG-ja, por edhe klubi francez nuk mund ta paguajë këtë vlerë të “çmendur”./Telegrafi/

telegrafi sport app