Zjarret e papara që kanë përfshirë Evropën jugore shkaktuan viktimat e para në Greqi. Situata është kritike, era vazhdon të përhapë zjarret.
Zjarret masive që kanë pushtuar Greqinë vazhdojnë të përhapen, të ndihmuar nga era, e cila është parashikuar të jetë e fortë të shtunën. Nga veriu i Athinës zjarret vazhdojnë në drejtim të Liqenit Maraton, rezervuari më i madh ujor i qytetit. Autostrada që lidh Athinën me veriun e vendit ështv mbyllur të shtunën. Edhe kampe refugjatësh në afërsi janë evakuuari si njerëzit në ishullin Euböa.
Sipas, DW, gjithmonë krijohen vatra të reja që përhapen shpejt nga era. Së fundmi kërcënohej nga zjarret edhe qyteti i vogël 25 km larg Athinës, Egjios Stefanos. Pamjet televizive tregojnë policët që detyrojnë edhe banorët e fundit të qytetit prej 10.000 vetësh të largohen nga shtëpitë, shumë njerëz u larguan në panik, por ka edhe nga ata që nuk duan të largohen.
Ndiha ndërkombtare në Greqi është shtuar. Edhe Egjipti ka dërguar tre helikopterë zjarrfikës. Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive. Një 38 vjeçar në veri të Athinës ndërroi jetë, pasi u godit nga një shtyllë elektrike. Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve. Edhe dy zjarrfikës janë dërguar në spital në gjendje kritike. Mjaft të tjerë shkuan në spitale me djegie apo helmim nga tymi.
Mijëra vetë ndërkohë kanë humbur strehët e tyre. Qeveria ofron ndërkohë fjetjen falas në hotele, por shumë vetë duan të rikthehen në shtëpitë e tyre, kur ato nuk janë djegur apo kur duket se rreziku i zjarreve është larguar. Me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius Greqia po përjeton një nxehtësi të pazakontë. Mbrojtja Civile i lajmëron qytetarët me SMS në të gjithë vendin për “rrezikun ekstrem të zjarreve në ditët e ardhshme. “Po qe se disa vetë ende pyesin, nëse ndryshimi i klimës është realitet, ata duhet të vijnë këtu”, u shpreh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në zonat ku kanë rënë zjarret.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës