Atentati në Rinas, viktima është krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

A2 CNN ka mësuar se viktimë në atentatin që u regjistrua vetëm 100 metër nga hyrja e aeroportit të Rinasit, ka mbetur Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Ndërkohë, autorët dyshohet se i kanë vënë flakën automjetit që përdorën për të realizuar atentatin në fshatin Halil të Krujës.
Ndryshe, Emiliano Shullazi është i njohur për policinë kriminale në vend, por veçanërisht në kryeqytet dhe në Durrës. Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. /
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































