LAJMI I FUNDIT:

Atalanta mposht Napolin, i bashkohet Juventusit në finalen e Kupës së Italisë

Atalanta mposht Napolin, i bashkohet Juventusit në finalen e Kupës së Italisë

Atalanta ka shënuar fitore ndaj Napolit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me rezultat 3-1.

Me këtë fitore bergamasit kalojnë në finale ku do të takohen me Juventusin.

Skuadra e Gianpiero Gasperinit e nisi më mirë takimin, pasi kaloi në epërsi që në minutën e 10-të, kur Duvan Zapata shënoi për 1-0.


Vetëm shtatë minuta më vonë Matteo Pessina shënoi për t’i ngritur shifrat në 2-0.

Në pjesën e dytë u mendua që Napoli do të kthehet në lojë me golin e Hirving Lozano (2-1), por ishte gjithçka çfarë mundën të bënin napolitanët.

Kjo pasi Pessina shënoi për 3-1 në minutën e 78-të.

Berat Gjimishiti te Atalanta luajti gjithë ndeshjen, ndërsa te Napoli i plot për 90 minuta ishte Amir Rrahmani, pasi Elseid Hysaj u zëvendësua në pjesën e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori