LAJMI I FUNDIT:

Atalanta dhe Interi ndajnë pikët

Atalanta dhe Interi ndajnë pikët
(Foto: Twitter/Inter)

Atalanta dhe Interi e kanë shënuar nga një gol (1-1) në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serie A që u zhvillua në Gewiss Stadium në Bergamo.

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi. Mundësinë më të mirë e pati Arturo Vidal, i cili rrezikoi me kokë pas harkimit nga Alessandro Bastoni.

Përpjekjet u intensifikuan në fraksionin e dytë dhe pas një harkimi të mirë nga Ashley Young, Lautaro Martinez e zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë (58’).


(Foto: Twitter/Inter)

Vidal ka mundur ta shënojë golin e dytë pas një aksioni drejt portës, mirëpo Marco Sportiello ia mohoi golin dhe intervenoi për mrekulli edhe në tentativën e Nicolo Barellas.

Përpjekjet e vendasve u shpaguan me golin e barazimit, të cilin e shënoi Aleksey Miranchuk (79’).

(Foto: Twitter/Atalanta B.C.)

Rastet e të dyja skuadrave nuk munguan deri në fund të ndeshjes, mirëpo gola të tjerë nuk pati.

Atalanta mban vendin e pestë në tabelë me 13 pikë, kurse Interi pozicionohet në vend të gjashtë në tabelë me një pikë më pak. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0cOPqQYHNWA

https://www.youtube.com/watch?v=OSMf8SUFUTs