Atalanta ka fituar me rezultat 4-1 ndeshjen ndaj Romës të vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Ekipi i Gian Piero Gasperinit i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur ekipin në formë të Paolo Foncesas.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Duvan Zapata (59’), Robin Gosens (70’), Luis Muriel (72’) dhe Josip Ilicic (85’) për vendasit, ndërsa Edin Dzeko (3’) për Romën.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte i zëvendësuesi Ilicic, i cili pas golit të shënuar dhe dy asistimeve u notua me 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Romës, Antonio Mirante që u vlerësua me notë 4.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.5.

Atalanta:

notat atalanta e1608490968832

Roma:

notat atalanta 1 e1608490983789

/Telegrafi/

telegrafi sport app