Atalanta dhe Roma kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.

Klubi nga Bergamo ka arritur të bëjë një rikthim të çmendur ndaj Giallorossëve pasi nga disavantazhi prej tri golave kanë arritur të barazojnë në 3-3.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Timothy Castagne (44'), Raphael Toloi (59') dhe Duvan Zapata (71') për vendasit, ndërsa për Romën shënuan Edin Dzeko (2', 33') dhe Stephan El Shaarawy (40').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi boshnjak Dzeko, i cili pas dy golave të shënuara u vlerësua me notë 9.0.

Edin Dzeko Edin Dzeko (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha që u notua me 5.2.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti që ishte njëri nga më të mirët duke u notuar me 7.2.

Atalanta:

notat roma 3 e1548605849402

Roma:

notat roma 4 e1548605867312

/Telegrafi/

telegrafi sport app