Sekreti për të qëndruar mendërisht të mprehtë më vonë në jetë është loja me nipër dhe mbesa, ka treguar një studim.
Ky ndikim ishte veçanërisht i dukshëm në mesin e gjysheve, të cilat kujdesen për nipërit e mbesat e tyre.
Hulumtuesit thanë se rezultatet ishin një lajm i mirë për gratë, të cilat kërkojnë mënyra për ta ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer dhe çrregullimeve të tjera mendore.
Megjithatë, kujdesi për fëmijët e vegjël pesë ditë në javë mund të ketë ndikim dhe mund ta reduktojë mprehtësinë mendore tek të moshuarit, tha studimi.
Studimi australian i përcolli 186 femra, të moshës 57-68 vjeçare, të cilat i bënë tri teste të ndryshme të mprehtësisë mendore. Vullnetaret u pyetën edhe se sa kërkues kanë qenë fëmijët e tyre gjatë vitit të kaluar.
Në mesin e 120 gjysheve, ato që kishin kaluar një ditë në javë duke u kujdesur për nipërit dhe mbesat kaluan më së miri në dy prej tre testeve.
Por, ato që kujdeseshin për nipërit dhe mbesat për pesë ose më shumë ditë në javë kaluan shumë më keq në një nga testet, i cili e vlerësoi kujtesën dhe shpejtësinë e procesimit mendor.
Vullnetaret ishin nga studimi i Women’s Healthy Ageing Project në Australi dhe gjetjet janë botuar në “Menopause”, revistën e “The North American Menopause Society” (NAMS) .
Dr. Margery Gass, drejtoreshë ekzekutive e NAMS, tha: “Ne e dimë se gratë më të moshuara të cilat janë të angazhuara në pikëpamje sociale kanë një funksion më të mirë njohës dhe një rrezik më të ulët të zhvillimit të dementisë më vonë, por teprimi me këtë gjë pozitive mund të jetë i keq.”
Hulumtuesit e pranuan se ata ishin befasuar nga konstatimi se kujdesi për nipërit dhe mbesat pesë ose më shumë ditë në javë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor.
“Sa më shumë kohë që gjyshet e kaluan duke u kujdesur për nipërit dhe mbesat, aq më shumë ato mendonin se fëmijët e tyre kishin qenë më kërkues ndaj tyre, kështu që ndoshta disponimi e luan një rol në rezultatin e papritur,” thuhet në raport.
Hulumtuesit tashmë po vazhdojnë me më shumë hulumtime. Edhe pse studime të tjera i kanë përcjellë marrëdhëniet në mes të mprehtësisë mendore dhe angazhimit social, kjo është hera e parë që ky lloj i kërkimit e ka përcjellë gjyshërinë.
Dr. Gass theksoi: “Për shkak se gjyshëria është një rol aq i rëndësishëm dhe i zakonshëm social për gratë pamenopausale, duhet të dimë më shumë për efektet e saj në shëndetin e tyre në të ardhmen. Ky studim është një fillim i mirë.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lista që duhet ta kesh: Pesë veshje që ndezin paraqitjen tuaj këtë sezon!

Psikologu pohon se për një martesë të lumtur dhe të gjatë duhen pranuar dy gjëra

Si të harrojmë “Të duhurin”?

Eleganca e ujit në majat e gishtave: Thonjtë që shkëlqejnë natyrshëm

Përgatitu të ndryshosh stil: Hailey Bieber ka gjetur alternativën për penelin e zi!

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe