LAJMI I FUNDIT:

Astronautët e NASA-s tanimë janë në raketën e SpaceX – gjithçka gati për lëshimin e saj në hapësirë

Astronautët e NASA-s tanimë janë në raketën e SpaceX – gjithçka gati për lëshimin e saj në hapësirë

Pasi shfrytëzuan një moment të shkurtër për ti kushtuar një vëmendje motit, dy astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley janë gati për rrugëtimin e tyre për në hapësirë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ata do të qëndrojnë të mbyllur brenda kapsulës, duke pritur për ngritje, ndërsa zyrtarët e nisjes vazhdojnë të monitorojnë për stuhitë dhe çështje teknike që çojnë deri në momentin e ngritjes.

Shkak moti i lig, raketa e SpaceX shtyn për të shtunën rrugëtimin drejt hapësirës
Lexo po ashtu Shkak moti i lig, raketa e SpaceX shtyn për të shtunën rrugëtimin drejt hapësirës

Së fundmi, SpaceX kreu një seri kontrollesh të komunikimit për t’u siguruar që astronautët të kenë kontakte me kontrolluesit e misionit në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Houston dhe kontrollin e misionit të SpaceX në Hawthorne, California.


Ndryshe, të mërkurën në mbrëmje është paraparë nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës e raketës së kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, e cila pritet të lëshohet nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida.

Raketa pritet të lëshohet të mërkurën nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida në orën 4:33 pasdite (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore).

Me këtë, SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë.

SpaceX dërgon dy astronautë të NASA-s në orbitë – nisja historike ndodh sot dhe mund ta shikoni edhe ju
Lexo po ashtu SpaceX dërgon dy astronautë të NASA-s në orbitë – nisja historike ndodh sot dhe mund ta shikoni edhe ju

Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël shtetesh.

Siç shkruajnë mediat, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së raketës nga Florida.

Ai është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori