Astrit Selmani do të largohet nga Dinamo, tre klubet e para polake pas tij

Astrit Selmani ka vendosur të largohet nga Dinamo e Bukureshtit, por edhe nga kampionati rumun.
Sulmuesi kosovar do të mbetet i lirë pas dy muajsh pasi kontrata i skadon me klubin rumun dhe ofertat për të nuk mungojnë.
Edhe pse u përfol për një interesim të CFR Cluj dhe Steauas, Selmani ka thënë se nuk do të luaj për asnjë skuadër rumune.
"Dinamo nuk mund të më orojë mv shumë dhe nuk ka të bëjë me paratë. Ua them të gjithëve se nuk ka të bëjë me paratë dhe një kohë të caktuar do të kthehem".
"Pata oferta të tjera nga ekipe në Rumani, por i refuzova të gjitha. Nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me dëshirën time për të bërë një hap para një karrierë. Nuk e di nëse do të jetë në Evropë apo diku tjetër klubi im i ri", tha Selmani për mediat rumune.
27-vjeçari ka pasur një formë fantastike me fanellën e Dinamo Bukureshtit, ku këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.
Mediat e ndryshme në Rumani dhe Poloni kanë raportuar se tre klubet e para polake, Rakow, Lech Poznan dhe Jagiellonia duan transferimin e yllit kosovar.
Megjithatë gara pritet të jetë e nxehtë, pasi Selmani të dalë i lirë në verë dhe në lojë mund të përfshihen edhe klubet turke. /Telegrafi/



















































