Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Deputeti Hoti i kërkoi kryeministrit të sjell marrëveshjen e vitit 2013 në Kuvend për ta shfuqizuar, siç tha në bazë të deklarimeve të mëhershme të kryeministrit Kurti.
Mirëpo, kreu qeveritar nuk dha një përgjigje të prerë për këtë kërkesë, por theksoi se ka pranuar që Asociacioni në kuadër edhe të marrëveshjeve të mëhershme të diskutohen mbi bazën e planit franko-gjerman për dialogun.
“Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel. Është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe shtetit të Kosovës që një marrëveshje të tërhiqet prej 33 tjerave si kryesorja. Nuk ekziston asnjë dokument që thotë se në Bruksel ka 1 marrëveshje se një marrëveshje të tjetër.
Unë nuk dua t’i neglizhojë, por nuk mund të lejojë prioritizimin e njërës në kurriz të 32 tjerave. Këto të gjitha i kam paraparë në pikën katër të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes. Në anën tjetër ka një iniciativë të re të BE-së ku po ashtu parashihet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme”, tha ai, transmeton kp.
Pavarësisht kësaj, Kurti tha se Serbia po dëshiron që asociacionin të përdorë si armë kundër shtetit të Kosovës. Megjithatë, ai tha se kushdo që e kërkon formimin e asociacionin duhet të tregojë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit për komunitetet në Kosovë.
“Pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Ata duhet të na tregojnë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Unë kam qenë dhe vazhdojë të jem kritik ndaj këtij plani, por ata që duan edhe më shumë kanë barrën e provës dhe argumentimit pse fituesi i çmimit Nobel për paqe paska bërë gabim…Nëse e dëshiron asociacionin fortë, atëherë e njeh pavarësinë. Por ata po tonë se nuk e njohim kurrë, kjo tregon se ata nuk e donë asociacionin. Neve nuk na duhet, ata nuk e donë, s’kemi çka i japim kaq shumë prioritet”, shtoi Kurti.
Në anën tjetër, deputeti Hoti këtë e quajti një ligjërim i cili në rrethanat aktuale mund të jetë edhe parimor. Mirëpo ai përmendi kundërshtimin e ashpër të Kurtit sa ka qenë opozitar për asociacionin, madje duke hedhur edhe sprej ndaj tij.
Duke i kërkuar që të sjell shfuqizimin e marrëveshjes për asociacionin në Kuvend, Hoti tha se do të jetë i pari që do të votojë pro tij.
“Ligjërimi i kryeministrit tash, po e marrim si parimor. Por ky ndryshe i ka fjalët dhe ndryshe i ka veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave, prapa kryeministrit, ku Kurti me sprej më është drejtuar dhe më është dashur që me këto fletore me i mbrojt sytë nga sprej. Në rregull ka qenë qëndrim politik. Por pse s’po i merr veprimet tash, ligji të mundëson, je kundër një marrëveshje, ligji të tregon se si mund të tërhiqesh. Sillni në Kuvend dhe ne do të votojmë për”, tha ai.
Kurti iu përgjigj sërish deputetit Hoti, ku i tha se për gjitha kundërvajtjet që i ka bërë ka mbajtur burg për to.
Ai tha se nëse Serbia do të dëshironte asociacionin do të zbatonte me ata që i ka nënshkruar.
“Serbia paska pritur që unë të bëhem kryeministër për tu zbatuar ajo, kur dihet qëndrimi dhe veprimi im. E paskan pritur kundërshtarin më të madh të Asociacionit për të zbatuar atë. Pra edhe në një aspekt politik dhe logjik është e gabueshme.
Po të ishte asociacioni prioritet i tyre e kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar…është e vërtet unë kam bërë si aktivist politik dhe si deputetë kundërvajtje, por deputeti Hoti unë kam mbajtur burg për këtë punë. Për gjitha kundërvajtjet e mia kam mbajtur burg. Shteti i së drejtës nuk është si duhet se janë ca kriminel të tjerë që s’janë prapa grilave”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi