Dënimi maksimal ndaj një të akuzuari për vrasje të rëndë, sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës, është burgimi i përjetshëm. Por, ky dënim që në Kosovë u shqiptua disa herë, asnjëherë nuk e mori një vulë përfundimtare nga gjykatat e vendit.
Gjykatat Themelore në Kosovë, kishin shqiptuar këtë dënim në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, Armanda Aliut, Valbona Markut, Sabile Mavroqanit dhe në rastin e vrasjes së Jetmir Aliut.
Në të gjitha këto raste, dënimet me burgim të përjetshëm u ulën ose u prishën nga gjykatat më të larta, çka konfirmohet edhe nga Këshilli Gjyqësor.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se shpresojnë se një praktikë e njëjtë sikurse në rastet e tjera nuk do të ndodhë edhe tek rasti i Marigona Osmanit.
“Nuk dua të besoj dhe nuk do të duhej të ndodhte që ndoshta edhe për shkelje të caktuara procedurale, siç ka ndodhur në të kaluarën, që një rast në të cilin është shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm është kthyer në rigjykim dhe rivendosje. Pa marr parasysh dënimin e shqiptuar në secilin rast, rigjykimi krijon probleme në kuptim të trajtimit të rasteve, për shkak se e zvarrit rastin dhe gjykimet e reja janë plagë të reja për familjen”, ka thënë Gzim Shala nga IKD, për RTV Dukagjini.
Në anën tjetër avokati Florim Shefqeti thotë se dënimet në rastet e vrasjeve duhet të jenë më të ashpra, në mënyrë që të sensibilizohet shoqëria, derisa tregon arsyet se pse rastet e burgimit të përjetshëm, nuk marrin formën e prerë.
“Ky kthim i madh i lëndëve duhet të jetë një sinjal për prokurorinë dhe gjykatën që gjendja faktitke të vërtetohet në tërsi, por që tek tipi i sistemit tonë akuzator barrën e provës e bartë organi i akuzës respektivisht prokuroria”, ka thënë Sheqeti.
Kryesisht dënimet me burgim të përjetshëm, në disa raste u ulën nga Gjykata e Apelit ose ajo e Supremes, në 25 vite.
Së fundmi, Gjykata Supreme ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitajn, i cili ishte i dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, nën akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndërkaq me 15 vjet burgim është dënuar Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi