LAJMI I FUNDIT:

Asnjë i arrestuar për sulmet e fundit fizike në Prishtinë (Video)

Asnjë i arrestuar për sulmet e fundit fizike në Prishtinë (Video)

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thënë se kanë avancuar me hetimet në rastin sulmit ndaj drejtorit të Burgjeve, Sokol Zogajt. Sipas tij, shumë shpejtë do të dalin me rezultate konkrete.

Beka u shpreh optimist edhe për punë e hetimeve edhe ndaj tri rasteve tjera – Arbana Xharrës, Parim Ollurit dhe gruas së ministrit në detyrë, Blerand Stavilecit.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, kritikojnë Policinë dhe Prokurorinë për mos efikasitet ndaj këtyre rasteve. Me këtë intensitet të punës thonë se nuk presin përmirësim të situatës. /RTV21/