Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin korrik të vitit 2018.
Në komunikatën për media të ASK-së thuhet se inflacioni mujor i matur në korrik 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.2%, ndërsa inflacioni vjetor ishte 1.2%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2% në muajin korrik 2018, krahasuar me muajin qershor 2018. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (1.1%); qumësht, djath dhe vezë (1.4%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (0.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (7.2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të udhëtarëve me aeroplan) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin për media.
Aty po ashtu bëhet e ditur se ngritja është neutralizuar pak vetëm nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-i, si çmimet e pemëve (-2.5%); perime (-5.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 %) në IHÇK.
“Ndërkaq, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.2% në muajin korrik 2018, krahasuar me muajin korrik 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.4%); mish (2.3%); qumësht, djath dhe vezë (4.7%); perime (12.2%); duhan (3.9%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (9.8%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbimet hoteliere (2.3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9 për qind në IHÇK”, thuhet në rezultatet e ASK-së.
Ngritja po ashtu thuhet se u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: sheqer dhe ëmbëlsira (-8.1%); veshje (-1.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-7.0%); pajisje shtëpiake (-2.5%); pajisje të telefonisë mobile (-8.4%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-4.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7) për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova