Natasha Stojanovska është një nga gazetarët e cila ka qenë në shënjestër të sulmeve dhe fyerjeve gjatë raportimit në situata të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.
Sulmi më i rëndë ndaj saj ka ndodhur më 27 prill të vitit 2017 derisa po raportonte për dhunën që kishte ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Persona të maskuar që ndërhynë në Kuvend, e sulmuan atë dhe kameramanin e saj, në përpjekje për të mbrojtur materialin e regjistruar për ngjarjet e dhunshme.
“Rasti për këtë sulm ende nuk ka marrë epilog gjyqësor”, thotë Natasha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se ende ka shpresën që ky sulm dhe shumë të tjerë ndaj gazetarëve mund të marrin zgjidhje me ndryshimet e reja në Kodin Penal.
Më 14 shkurt, ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në heshtje, në kohën kur po vazhdonte debati lidhur me ndryshimet në Qeverinë maqedonase.
Sulmet dhe kërcënimet ndaj punonjësve të mediave, por edhe të disa kategorive tjera, tash e tutje do të trajtohen si sulme ndaj zyrtarëve. Kërcënimet me jetë ndaj këtij grupi personash do të dënohen me gjobë ose deri në gjashtë muaj burg.
“Në bazë të këtij neni do të dënohet ai që kryen veprën penale kundër një zyrtari, avokati, mjeku ose një punonjësi tjetër shëndetësor, mediatik që kryen punë me interes publik”, thuhet në ndryshimet në Kodin Penal.
Nëse bëhet fjalë për dhunë fizike ndaj këtij grupi personash, dënimi me burg është nga tre muaj deri në tre vjet.
Gazetarja Natasha Stojanovska thotë se dispozitat janë të mirë, porse ato duhet të zbatohen në praktikë.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që sistemi gjyqësor të jetë në lartësinë e detyrës…kemi rastin kur si gazetarët që raportuan për pushtimin e Kuvendit në 2017 dhe disa prej nesh u sulmuan fizikisht. U përballëm me situata kërcënuese për jetën teksa ishim duke bërë detyrën tonë të punës. Për këtë rast, gjyqtarët ose mendonin se gazetarët nuk duhej të ishin aty ose se duhej të largoheshin nga ambientet dhe të mos raportonin për ngjarjet, kështu që paditë tona binin poshtë”, thotë Stojanovska.
“Megjithatë, procedurat nuk kanë përfunduar ende plotësisht dhe shpresoj që vendimet përfundimtare të gjyqtarëve do të jenë të pavarura dhe profesionale dhe nuk do të jenë motiv për ngjarje të ngjashme në të ardhmen që do të rezultonin me sulme ndaj gazetarëve”, shton ajo.
Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut që nga viti 2014 janë regjistruar 79 raste të sulmeve fizike apo verbale ndaj gazetarëve derisa po raportonin për zhvillimet të ndryshme.
Rasti më i rëndë ka ndodhur më 27 prill të vitit 2017 kur shumë gazetarët u përballën edhe me rrezik për jetën e tyre, derisa po raportonin për dhunën në Kuvend, thonë nga SHGM-ja.
“Mirë është që këto ndryshime përfundimisht janë miratuar dhe tani është me rëndësi që këto ndryshime të nisin edhe të zbatohen në praktikë, që të sigurohet një mbrojtje më serioze për gazetarët, që sulmi ndaj tyre vërtetë të konsiderohet si sulm ndaj personi zyrtar. Ndryshimet parashikojnë që në rast të ndonjë sulmi ndaj gazetarëve me automatizëm Prokuroria do të ngrehë procedurën e ndjekjes penale ndaj autorit të veprës, ndërsa dënimet do të jenë më të larta”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Isen Saliu, njohës i çështjeve të mediave, thotë se zgjidhja nuk është e plotë pasi sërish mund të ketë probleme nëse sulmet nuk procedohen automatikisht nga organet e ndjekjes.
“Është një zgjidhje gjysmake, apo një hap para dy mbrapa sepse mosprocedimi i sulmeve ndaj gazetarëve me automatizëm si sulm ndaj personave zyrtar krijon mundësinë për presion të dyfishtë, qoftë nga individët që bëjnë sulmin apo me politikanët dhe subjekte tjera. Me miratimin e ndryshimeve të këtij ligji më duket se do të kemi një komplikim të panevojshëm dhe nuk jam i sigurt se kjo është ajo që kanë kërkuar gazetarët”, thotë Saliu.
Ndërkohë, kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, thotë se gazetarët vazhdojnë të përballem me presione nga zyrtarët duke përmendur disa raste kur gazetarëve të disa mediave u është mohuar e drejta e parashtrimit të pyetjeve në konferencat në Qeveri, ndërsa në një rast tjetër mediat e etiketuan me emra fyes.
Kjo ka bërë që të premten të mbahet edhe një protestë para Qeverisë, pikërisht në 77-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Gazetarëve.
“Zyrtarët shtetërorë dhe politikanët duhet t’i respektojnë gazetarët dhe kameramanët edhe më shumë se deri më tani, pasi sikur ne si shoqatë ashtu edhe Federata Evropiane e Gazetarëve kemi vërejtur qasje agresive, por edhe fjalor shumë të ulët ndaj punonjësve të mediave, dhe kësaj duhet t’i jepet fund. Me këtë protestë ne duam t’i japim fund sjelljes injoruese të politikanëve ndaj gazetarëve, por edhe problemeve me të cilat përballen”, thotë Çadikovski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës