Udhëheqësit politikë në Beograd dhe Prishtinë po ashpërsojnë tonin me akuza dhe kundërakuza para takimit të Berlinit. Shkas për grindje bëhet Masakra e Reçakut, të cilën Vuçiq e cilësoi si trillim të shqiptarëve.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka ndonjë parashikim nëse nga takimi i 29 prillit në Berlin, do të ketë ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi, por, gjithësesi ai këtë takim e sheh shumë të rëndësishëm për vendin. Haradinaj tha se këtë takim që drejtohet nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Macron, do ta shfrytëzojë për ta shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave.
“Është një nder që në emër të Kosovës e përfaqësojmë Kosovën në këtë takim. Është një takim me peshë dhe është mirë që ky takim do të drejtohet nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Takimi i 29 prillit është një mundësi që të ecim përpara edhe me liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.
Ashpërsim i retorikës politike
Por para këtij takimi, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të rajonit të Ballkanit dhe ku do të flitet edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhnëieve, është ashpërsuar retorika politike ndërmjet udhëheqësve kosovarë dhe atyre ne Serbi. Udhëheqësit politik të Kosovës reaguan ashpër pas një deklarate të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili tha se është e vërtetë një deklaratë e një ministri serb të Kosovës Ivan Teodosijeviq, i shkarkuar nga qeveria Haradinaj ku tha se “masakra e Recakut në Kosovë në vitin 99 ishte trillim i shqiptarëve”.
Për këtë deklaratë të Vuciqit, u shpreh i tronditur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, që e cilësoi deklaratë fyese për Kosovën. “Shpreh brengën time për këto deklarata ofenduese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat mbi civilët e pafajshëm të bëra nga forcat e qeverisë serbe në vitet ’98-’99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra të tjera, kjo është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”, thotë në reagimin e tij, Presidenti Thaçi.
Edhe partitë politike opozitare në Kosovë në raport me këto deklarime të zyrtarëve në Beograd, janë në një linjë me Presidentin Thaçi. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se “Kosova nuk guxon të hyjë në aventura për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë derisa kjo e fundit të mos e njohë shtetin e Kosovës”.
“Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kështu ka deklaruar presidenti serb. Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit. Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb”, thotë Avdullah Hoti, duke shtuar se “vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve.
BE kërkon dalje nga rrethi vicioz
Në muajt e fundit, sidomos që nga ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi dhe vendosja e taksës për mallrat serbe, ka pasur ashpërsim të tonit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me akuza dhe kundër akuza. Serbia thotë se pa u hequr taksa, nuk rifillon dialogun me Kosovën, ndërsa, Prishtina zyrtare thotë se taksa mund të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësnë e Kosovës. E kjo situatë nuk po i pëlqen komisionerit të BE-së për zgjerim Johannes Hahn dhe ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Në një letër kembim që po e publikojnë mediet në Prishtinë, thuhet se, “Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi të dalin prej rrethit vicioz dhe t’i ndalojnë provokimet e ndërsjella”.
“Bashkëpunimi rajonal, paqja dhe pajtimi varen nga përkushtimi që tregojnë të gjitha palët, guximi dhe lidershipi politik. Fatkeqësisht, ajo që kemi parë së fundi është e kundërta e kësaj, veçanërisht spiralja e veprimeve në muajt e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit, duke reaguar me provokime ndaj njëri-tjetrit”, publikojnë mediet në Prishtinë, një pjesë të letrës së Johanes Hahn.
Haradinaj kritika Mogherinit
Në të njëjtën linjë u shprehen edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, G7, në takimin e tri dite më parë që u mbajt në Francë, ku ftuan Serbinë dhe Kosovën që të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse e ligjërisht të detyrueshme. “Pa normalizimin efikas e gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së, nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon”. Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon ta drejtojë gishtin e akuzës pikërisht tek Bashkimi Evropian, përkatësisht te shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini, për atë që ai e quan “devijim të dialogut Kosovë-Serbi. Zyrtarët e BE-së në Prishtinë, thonë se “taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka vashtirësuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Por, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se taksa nuk e pengon dialogun, ndërsa, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federika Mogherini, sipas tij “ka shkaktuar trauma me diskutimet për shkëmbim territoresh”.
“Pse agjenda evropiane ka pengesa për t’u zbatuar. Po, një vështirësi të madhe e kemi nga komisionerja Federica Mogherini, për faktin se e ka devijuar dialogun me diskutimet për ndërrim të territorit, dhe na ka shkaktuar trauma politike të brendshme dhe në rajon. Fatkeqësisht, një pjesë e energjisë time dhe Qeverisë time ka shkuar për të kundërshtuar një temë si kjo,” ka thënë kryeministri Haradinaj në një konferenë në Prishtinë ku u fol për reformat në Kosovë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/cmimet-shporta-market-380x233.jpg)
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-380x233.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht