ASH ka përgatitur program me pesë pika, nesër takohen Taravari dhe Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nesër do të kenë një takim ku do të flasin për hyrjen e eventuale të ASh-së në kabinetin qeveritare. Kreu i ASh-së Arben Taravari bëri të ditur se për ditën e nesërme kanë përgatitur një program me 5 pika të cilat do të jenë kërkesat e tyre për përfshirje në Qeveri. Ndonëse nuk deshi të flasë se çka përmbajnë ato, tha njëra prej tyre do të jetë garanci për ndryshimet kushtetuese.
“Ne kemi përpiluar kërkesat tona të cilat janë kryesisht programore, për kadrovike kemi bërë edhe disa kërkesa, por kryesisht janë kërkesa programore të cilat të shohim prej kryeministrit a janë të pranueshme për ato si shumicë qeveritare”, tha Arben Taravari, kryetar i ASH-së.
Nëse 5 kërkesat e ASh-së për shumicën qeveritare janë të pranueshme atëherë do të bisedohet për ndarjen e resorëve, nëse jo, atëherë Tararavari tha se kjo temë së shpejti duhet të përfundojë dhe ata të vazhdojnë të qëndrojnë në opozitë.
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nesër me Taravarin pritet të diskutojnë për zgjidhje ligjore dhe programore.
“Do të flasim sërish për përparimet nga hera e fundit që jemi parë, por do të diskutojmë edhe për bashkëpunim të mundshëm dhe do të bisedojmë për zgjidhje ligjore dhe programore që mund ta zhvillojnë kapacitetin e shtetit dhe kapacitetin e Kuvendit dhe gjithsesi marrjen e atyre vendimeve që nënkuptojnë vazhdimin e rrugës europiane dhe arritjen e qëllimit që në vitin 2030 të jemi pjesë e BE-së”, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Në ekipin negociues të ASh-së, përveç Taravarit, pritet të jenë edhe Ziadin Sela, Krenar Lloga, Isen Shabani, Ilire Dauti, Bujare Abazi dhe Elmi Aziri. Ndërsa jo zyrtarisht është bërë e ditur se ASH do të merr Ministrinë e Shëndetësisë, Drejtësisë dhe duhet të zgjedh mes ministrisë së Arsimit dhe Ekologjisë, dy resore që udhëhiqen nga kuadro të BDI-së./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë