ASH-AAA: Falja e borxheve të komunave është stimulim i paaftësisë dhe korrupsionit

Këto ditë kryeministri Zoran Zaev njoftoi se janë siguruar 50 milionë euro që të shlyhen borxhet e komunave, gjë që ka nxitur reagim nga partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Nga ASH dhe AAA thonë se sikur kjo të ishte hera e parë dhe e vetme dhe sikur kjo të bëhej me qëllim që të funksionalizohen njësitë e vetëqeverisjes lokale, ky do të ishte një superlajm, por kur kihet parasysh se kjo ndodhë tashmë disa herë, me të drejtë mund të konstatojmë se këtu bëhet fjalë për anomali e abuzim dhe jo për sukses.
“Në Maqedoninë e Veriut kemi dhjetëra komuna që punojnë me humbje, kemi komuna që nuk i paguajnë shtesat e arsimtarëve, siç vepron – fjala bie – Komuna e Sarajit, por jo vetëm, kemi komuna që nuk kanë kurrfarë transparence financiare dhe që krijojnë dyshime të mëdha për korrupsion, kemi komuna që qëllimisht futen në borxhe, sepse ashtu u mundësohet korrupsioni, ndërsa në fund vjen qeveria dhe ua shlyen të gjitha këto, duke i sjellë në zero”.
“Në terma të menaxhimit me financat publike kjo quhet stimulimi paaftësisë së komunave dhe stimulim i korrupsionit. Përveç kësaj, kur kjo ndodhë në vitin që pritet të ndodhin zgjedhjet lokale, bëhet
evidente se krejt kjo synon ta shpërlajë fytyrën e disa kryetarëve të komunave, që – gjatë menaxhimit me komunat – të vetmen gjë që e kanë rritur është sasia e borxheve. Prandaj, para se të bëhet kjo shlyerje borxhesh, më e rëndësishme është të bëhet një evaluim i punës së komunave dhe të bëhet vlerësimi i saktë, për ta përcaktuar se cilat janë komunat që kanë dështuar, të publikohet se pse ka ndodhur ky dështim, pse janë krijuar ato borxhe dhe ndaj kujt janë krijuar ato borxhe, që vetëm pastaj të mund të flitet për mundësinë e shlyerjes së tyre”, thonë nga ASH-AAA.
Sipas tyre, kështu siç vepron kjo qeveri vetëm stimulohet paaftësia dhe keqmenaxhimi me financat publike nga kryetarët e komunave.
“Prandaj, i bëjmë thirrje qeverisë, që të mos abuzojë akoma me financat publike dhe të jetë e kujdesshme, sepse përmbytja financiare që e shkakton ajo nuk i fundos vetëm ata, madje më së paku ata, por është fundosje për gjithë shtetin dhe të gjithë qytetarët. Aq më shumë që kjo po ndodhë në kohë pandemie, që gjithsesi ka prodhuar edhe krizë financiare. Koalicioni AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët propozon që ato para t’u ndahen qytetarëve, të cilët, për shkak të kushteve të rënduara sociale, nuk mund t’i mbulojnë faturat mujore, por edhe kompanive, që janë në prag të falimentimit për shkak të kufizimeve që i ka shkaktuar pandemia”, thuhet në reagimin e ASH-AAA./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë