Marco Asensio mund të largohet nga Real Madrid pasi hapësirat për të janë duke munguar këtë sezon.

Sulmuesi spanjoll ka luajtur 18 ndeshje, por në shumicën prej tyre ka qenë vetëm si rezervist.


Situata aktuale nuk po i pëlqen aspak as spanjollit që ende nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në Madrid.

4a1c2f4dcf2bf76b6b278ae40875d536 1637510695

Juventus, Arsenal e Roma janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit spanjoll.

25-vjeçari shënoi një gol spektakolar ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, derisa ka thënë se do të shoh për të ardhmen se çfarë do të bëj.

“Sa i përket të ardhmes të shohim. Për momentin dua të bëj më të mirën për Realin. Dua të shfrytëzoj sa më mirë çdo mundësi që do të më jepet. Shpresoj të kem vazhdimësi dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë", tha Asensio.

1462731862867124233

Në 18 ndeshje sa është aktivizuar këtë edicion, Asensio ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app