Marco Asensio është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Anësori spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe në verën e vitit 2023 mbetet i lirë.


Por duket se futbollisti po mendon të vazhdojë marrëveshjen me Los Blancos përkundër interesimit nga shumë skuadra.

Asensio 1 scaled

Liverpool, Chelsea, Barcelona, Man Utd, Arsenal, Milan, Juventus e PSG janë vetëm disa nga top klubet evropiane që e duan spanjollin.

Por e përditshmja spanjolle As ka raportuar se palët kanë bërë hapa para për një kontratë të re.

Asensio ndihet mirë në Madrid dhe dëshiron të vazhdojë kontratën pasi fokusi i tij është vetëm në fushë për të gjetur formën më të mirë para botërorit.

Asensio 1

Gjithnjë sipas As, gjatë verës plot 12 skuadra ishin në garë për Asension, por në fund sulmuesi anësorë vendosi të qëndronte në Madrid.

26-vjeçari synon kontratën e re me Los Blancos, por fillimisht kërkon garanci për të luajtur më shumë. /Telegrafi/

telegrafi sport app