Operatori kabllor ArtMotion ka reaguar, siç thuhet përmes një komunikate, ndaj një portali që para pak ditësh ka publikuar një lajm të paredaktuar në lidhje me ArtMotion, por që pas disa minutash e larguan. Ndërsa të hënën, portali tashmë “i mirënjohur”, por çuditshëm pa adresë fizike të punës, publikoi të njëjtin lajm, tani pak më të redaktuar dhe nuk e larguan pas disa minutash si herën e parë.
Më poshtë do të sqarojmë me fakte shpifjet e portalit dhe shpërndarësve të tij, duke demaskuar tendencën për t‘i falsifikuar faktet me qëllim të shtrembërimit të së vërtetës dhe padrejtësisht dëmtimit të imazhit të ArtMotion.
Kompania ArtMotion është kompani njëqind për qind e Kosovës. ArtMotion është e regjistruar dhe e licencuar në Republikën e Kosovës, në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
Pronari i kompanisë ArtMotion është shqiptar i Kosovës, i cili ka pasaportë dhe vendbanim të përhershëm vetëm Kosovën. Kjo nuk e përjashton atë që, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, të ketë edhe pasaportë tjetër.
Ritransmetimi i kanaleve të ArenaSport bëhet në bazë të ligjeve në fuqi për ato të drejta të cilat ArenaSport i ka për territorin e Republikës së Kosovës, të cilat blihen përmes tenderëve ndërkombëtarë.
Kjo është krejt e vërteta, as më shumë as më pak. Secila kompani në secilin shtet ka të drejtë t’i blejë të drejtat e transmetimit të përmbajtjeve televizive dhe sportive për shtetin ku operon, por edhe për shtete të tjera. Njëlloj qëndron puna edhe me kanalet e ArenaSport. ArtMotion e ka blerë të drejtën për Republikën e Kosovës nga kompania e cila më herët i ka blerë këto të drejta për disa shtete të rajonit, si Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Të gjitha marrëveshjet e ArtMotion me ArenaSport janë të deponuara në Komisionin e Pavarur të Mediave. Këto marrëveshje janë të deponuara në KPM në të njëjtën mënyrë siç janë të deponuara edhe marrëveshjet e ArtMotion me kompanitë më të njohura në botë për përmbajtje televizive, siç janë: Paramuont, Euro Sport, Discovery, NBC Universal, VIACOM, Sony, Ëarner Bros, Banijey, UEFA, FIFA, La Liga, NBA, Formula1, Moto GP, Federatën Ndërkombëtare të Judos, Cinestar, Liga 1 e Francës, DigitAlb e Shqipërisë e shumë të tjera.
Këtu shtrohet pyetja: si qenka e mundur që ArtMotion vetëm për shkak të një marrëveshjeje me një kompani që bazën e paska në Serbi të paragjykohet automatikisht si “kompani serbe”, por jo edhe si kompani amerikane, britanike ose japoneze për shkak të marrëveshjeve të njëjta që i ka me kompanitë në SHBA, Britani të Madhe dhe Japoni?
ArtMotion e ka sqaruar këtë çështje me KPM-në edhe në vitin 2018 kur ishin ngritur pyetje njëlloj si tash, kurse edhe atëherë ishte konstatuar se gjithçka është sipas ligjit.
Ne kemi kënaqësinë të tregojmë se vitet e fundit ArtMotion ka rritur dukshëm numrin e kanaleve vetanake të sportit dhe po ashtu ka shtuar numrin e eventeve sportive, duke thyer një monopol 15 vjeçar, ku vetëm një kompani ka pasur monopolin e të drejtave sportive dhe duke e bërë prezencën e kanaleve ArenaSport pak të dukshme.
Me kohë, disa muaj para se kjo të bëhej normë, ArtMotion me vetiniciativë ka larguar kanalet me origjinë nga Rusia, më saktësisht nga data 14.12.2021 (foto 1), gjë që ishte përshëndetur nga ambasadat perëndimore, ndërkohë që vendimi i Këshillit të Evropës është marrë më 01.03.2022, ndërsa Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të njëjtën më datë 23.03.2022 (foto 2), datë kjo kur operatorët e tjerë kabllorë në Kosovë kanë ndërprerë transmetimin e tyre.
Kurse, sa i përket pronësisë së kompanisë, ligjet kosovare e mundësojnë që një kompani mund të regjistrohet në forma të ndryshme (si Sh.p.k., Sh.a, N.p.sh. etj.), apo të regjistrohet edhe diku tjetër (p.sh. kompani të mëdha amerikane si Apple, Pfizer etj., kompaninë “holding” e kanë të regjistruar jashtë SHBA-së). Edhe një herë, ArtMotion është e regjistruar dhe licencuar në Kosovë, fakt të cilin secili që dëshiron mund ta vërtetojë.
Derisa i përmendëm të gjitha këtu, duhet të shkojmë edhe te prezantimi i një autorizimi të dhënë një pale të licencuar nga Facebook dhe Youtube për të raportuar vjedhjet e pronësisë intelektuale të ArtMotion, veprim i dënueshëm me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, na bën të kuptojmë që personat mbrapa këtij kinse “hulumtimi” janë vjedhësit e sinjaleve televizive, të cilët si duket pa bazë kanë vënë në lajthitje edhe një strukturë politike në Kosovë. Dokumenti i prezantuar është dokument që iu prezantohet palëve të cilët bëjnë pirateri televizive dhe Facebook/Youtube, me anë të të cilit edhe bëhet bllokimi i videove ose faqeve që bëjnë pirateri.
Një ndër piratët më të vjetër të kësaj industrie, i cili tashmë ka padi edhe në Amerikë, duke se ka gjetur strehë në Kosove dhe ka filluar që agjendën e tij kriminale ndërkombëtare ta implementojë në Kosovë përmes një partie politike, duke lajthitur edhe institucionet, por edhe aktivistët e kësaj partie politike.
Këto qëllime do të demaskohen dhe keqbërësit do të ballafaqohen me drejtësinë.
ArtMotion është platforma më e madhe shqiptare sot, duke paguar dhjetëra milionë euro tatime në Republikën e Kosovës dhe punësuar qindra punonjës direkt dhe indirekt.
ArtMotion shumë shpejt do të fillojë operimin edhe në të gjitha shtetet e rajonit ku ka shqiptarë në mënyrë që të iu ofrojë platformën më të pasur televizive shqiptare.
Ndërsa me piratin e vjetër do të merren autoritet në SHBA, përsëri!, thuhet në komunikatën e ArtMotion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës