LAJMI I FUNDIT:

Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit

Artan Hajrizi konfirmon vrasjen e vëllait të tij, Fatonit

Artan Hajrizi ka konfirmuar se personi që u vra sot nga autoritetet serbe, në një fabrikë të braktisur në Loznicë është vëllai i tij, Faton Hajrizi.

Vëllai i të ndjerit gjatë një bisede me RTV21 ka akuzuar autoritetet e Kosovës për mënyrën se si u trajtua si rast.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.


Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej
Lexo po ashtu Ministri serb Daçiq: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej

Faton Hajrizi dyshohej për vrasjen e policit Nikola Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq në Loznicë të Serbisë.