Ajo vazhdon të jetë njëra prej personazheve më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo më kot.

Fjala është për modelen dhe aktoren nga Peja, Arta Nitaj, e cila vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram numëron afro 200 mijë ndjekës.


Dhe duke qenë se po kalon kohë të mirë në destinacionin e saj të preferuar - Dubai, zeshkania nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka sjell një fotografi mbresëlënëse në llogarinë zyrtare, Instagram, derisa ka vënë në pah linjat e bujshme.

Me bikini e me flokë të gjata të lëshuara, Nitaj arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, duke bërë që kjo fotografi të mbledh mbi 16.000 pëlqime.

Ndërkohë, komplimentet nuk munguan as nga miqtë, kolegët e ndjekësit e saj.

Artën përndryshe këtë sezon nuk e kemi parë si pjesë e "O sa mirë", teksa është mjaft e angazhuar në projekte të tjera. /Telegrafi/