Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, duket se së fundmi ka gjetur pak kohë për pushime.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke treguar se ajo dhe familja e saj kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për t’i kaluar së bashku këto ditë të nxehta.


Në disa imazhe të ndara me ndjekësit e saj në Instagram, Arta është shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese në një paraqitje me bikini.

iamartabajrami 212103974 881630675770730 1937260104926509417 n

Ndonëse është nënë e tre fëmijëve dhe i ka kaluar të 40-tat, këngëtarja Bajrami duket mjaft bukur dhe në top formë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e saj të trupit.

iamartabajrami 202654626 273289431223268 864746246813117127 n

Arta përndryshe së fundmi publikoi baladën e saj më të re me titull “Aksesor”, e cila u prit mirë nga fansat.

Ajo është e njohur për këtë zhanër, me çka edhe këngët që ka publikuar ndër vite të zhanrit baladë dhe pop folk, kanë rezultuar gjithnjë të suksesshme. /Telegrafi/