Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka prezantuar për publikun këngën e saj më të re.

"My baby" mban titullin projekti i saj më i ri muzikor - një këngë tipike e zhanrit RnB.


Kënga është punuar nga vëllai i saj, producenti Don Arbas, gjersa për tekstin është kujdesur Endrit Mumajesi - Muma.

363809610 705724584901221 3214204228525225057 n

"My baby" është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Arta shfaqet me një paraqitje mjaft atraktive dhe me plot stil.

Ana vizuale e projektit muzikor i është besuar produksionit Bug production.

Kjo këngë vjen në kuadër të albumit të ri të Artës, "038" i cili do të publikohet i plotë për fansat e saj së shpejti. /Telegrafi/