LAJMI I FUNDIT:

Arsyet se përse meshkujt që bëjnë palestër janë më të mirë në shtrat

Arsyet se përse meshkujt që bëjnë palestër janë më të mirë në shtrat

Nëse merreni me sport, atëherë ka shumë mundësi që jeni më të mirë në shtrat se shumica e atyre që nuk merren me sporte

Më poshtë i keni disa prej arsyeve se përse, sipas ekspertëve, meshkujt që bëjnë palestër janë më të mirë në seks.

Ushtrimet fizike ju bëjnë të zgjasni më shumë në seks


Ballafaqohuni me faktet: ajo do t’u tregojë shoqeve se si ishte seksi, andaj është mirë që të lini përshtypje të mirë. Për të lënë përshtypje të mirë, ju mjafton të zgjatni më shumë në seks dhe këtë qëndrueshmëri mund ta arrini nga ushtrimet fizike.

Sipas ekspertëve, mjafton një sesion 20-minutësh me ushtrime me intensitet të lartë për ta rritur qëndrueshmërinë në seks.

Ushtrimet fizike ju bëjnë më joshës

Këtë e dimë të gjithë. Është krejtësisht e qartë, apo jo? Madje, e mbështesin edhe shkencëtarët! P.sh., një studim i publikuar në revistën ‘Social Psychological & Personality Science’ ka treguar se femrave u duken meshkujt me fytyrë më të hollë më joshës, ndërkaq studimet tjera thonë se femrave u pëlqejnë meshkujt e tonifikuar dhe me muskuj.

Ushtrimet fizike e parandalojnë disfunksionin erektil

Një studim ka treguar se aq më shumë që ushtroni, aq më shumë ka qarkullim të gjakut në trup dhe rrjedhimisht ereksion më të fortë. Në fakt, ju jeni 30% më pak të rrezikuar nga problemet me ereksion sesa meshkujt normal nëse stërviteni.

Ushtrimet fizike jua rrisin vetëbesimin

Ta themi këtë më thjeshtë: asaj do t’i pëlqejë seksi me një mashkull që ka më shumë vetëbesim në shtrat, pasi që femrat e konsiderojnë vetëbesimin si trajtën më seksi te meshkujt. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Bëje vet
Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Disa arsye pse ju duhet një person i shenjës së Peshqve në jetën tuaj

Astrologji
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Kalo në kategori