Arsyet pse njerëzit besojnë, ose janë kuriozë për shpjegimet që ofrojnë teoritë konspirative

Teoritë e konspiracionit kanë ndodhur në shoqëri për shekuj me radhë, por vitet e fundit kanë pësuar një vëmendje të jashtëzakonshme
Shkëmbimi i informacionit dhe rrjetet sociale kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në lindjen dhe përhapjen e këtyre teorive konspirative, të cilat “ofrojnë shpjegime të thjeshta” për probleme të ndërlikuara, “vërtetojnë” besimet apo medimet që nuk janë shumë të zakonshme dhe ofrojnë një “ndjesi kontrolli” ndaj kaosit ose konfuzionit.
Në psikologjinë njerëzore, është mëse normale që njerëzit të magjepsen ndaj teorive konspirative. Njerëzit u besojnë atyre, ose janë kuriozë për shpjegimet që ato ofrojnë.
Gjithsesi, këto teori mund të kenë ndikime të rëndësishme shoqërore, të formojnë pikëpamje të ndryshme, apo të ndikojnë në sjellje publike. Por, cilët janë faktorët psikologjikë që i bëjnë njerëzit të pajtohen me këto teori, shpesh të pabaza?
Teoritë konspirative lulëzojnë në mendimet që rreken të kuptojnë botën rreth nesh. Njerëzit priren të besojnë se ngjarje të rëndësishme duhen të kenë shkaqe thelbësore, ndaj për disa syresh është e vështirë të mendohet se ca ngjarje mund të kenë shkaqe të thjeshta dhe të zakonshme. Ky mendim mund të ushqejë ose shtojë besimin në teoritë konspiracionit, të cilat sugjerojnë shpjegime të mëdha për ngjarje të rëndësishme.
Një shembull i thjeshtë lidhet me vrasjen e presidentit F. Kennedy në vitin 1963. Shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë se një ngjarje kaq e rëndësishme është vepra e një personi të armatosur, të quajtur Lee Harvey Oswald. Në vend të kësaj ngjarjeje, ata kërkojnë shkaqe të tjera, që lidhen me CIA-n, mafien, apo zëvendspresidentin Lyndon B. Johnson. Këto teori ofrojnë komplote sublime dhe të ndërlikuara, të cilat përshtaten me madhësinë e ngjarjes, duke kënaqur kështu mendimet e të tjerëve.
Një tjetër arsye lidhet me “konfirmimin”. Njerëzit priren të përqendrohen në informacione që konfirmojnë besimet e tyre të mëparshme, të cilat shpesh janë të pabaza, ndërkohë që injorojnë fakte. Prandaj, në shumë raste, kur dikush nis të besojë në një teori konspirative, ka të ngjarë që të përforcojë një besim nga e shkuara.
Edhe ndikimet sociale luajnë po ashtu një rol të rëndësishëm. Në një mjedis me mosbesim të lartë tek autoritetet apo tek informacioni që përthithet, teoritë konspirative mund të gjejnë shteg për të lulëzuar, duke ofruar shpjegime alternative që përputhen më shumë me botëkuptimin e një individi, veçanërisht nëse ai është dyshues ndaj narrativeve.
Hulumtimet sugjerojnë se pjekuria emocionale, ose mungesa e saj, mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj teorive të konspiracionit. Një studim i publikuar në “European Journal of Social Psychology”, zbuloi një lidhje mes inteligjencës emocionale dhe besimit në teoritë konspirative, citon Anabel.
Në thelb, personat me inteligjencë emocionale më të lartë, një element i rëndësishëm i pjekurisë emocionale, janë më pak të prirur të besojnë në teori të tilla konspirative. Kjo mund të ndodhë për shkak se individët e pjekur emocionalisht janë më të aftë në trajtimin e çështjeve si paqartësia apo pasiguria, duke reduktuar kështu tërheqjen ndaj teorive konspirative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa