Arsyeja shqetësuese pse nuk duhet ta përdorni kurrë telefonin tuaj në dush

Shumica e njerëzve i përdorin telefonat e tyre gjatë kohës sa janë në banjë dhe ekspertët kanë paralajmëruar se kjo nuk është kurrë një ide e mirë.
Kjo praktikë e tillë mund të ndikojë në mirëqenien tuaj mendore, shkruan The Mirror.
Zakonisht shkuarja në banjë do të thotë që po kaloni pak kohë të nevojshme për veten tuaj, duke pushuar në ujin e ngrohtë dhe duke ikur nga bota për pak kohë – por marrja e telefonit mund të prishë qetësinë që mund të keni nevojë.
Sipas hulumtimit nga “Faith in Nature”, një markë e shëndetit organik, të qenit i preokupuar me telefonin tënd të ndalon ndalosh dhe të marrësh kohë për kujdesin ndaj vetes.
Nilou Esmaeilpou, këshilltare dhe themeluese e Lotus Therapy, thotë se ata që e marrin telefonin e tyre në banjë “detyrojnë veten të kyçen në internet edhe në raste të caktuara për ndarë kohë për kohën personale, siç është pastrimi”.
“Banjat kanë ofruar tradicionalisht një hapësirë personale për të lënë mendjen të çlodhet, të reflektojë dhe të shkëputet nga bota e jashtme. Marrja e një telefoni në këtë mjedis e prish këtë potencial për pushim mendor dhe rikuperim, pjesë përbërëse e mirëqenies së përgjithshme”, deklaroi Nilou.
Në vend të kësaj, eksperti sugjeroi që njerëzit duhet të “caktojnë kufij” rreth përdorimit të telefonit, duke shtuar se përdorimi i vazhdueshëm, veçanërisht në zonat që përdoren për kujdes personal, mund të “rrisë ankthin dhe të ulë cilësinë e ndërveprimeve personale duke zëvendësuar bisedat personale me ato digjitale”.
Nilou shtoi se mund të jetë “shumë shpërblyese” të përqafosh momentet e mos qasjes në internet dhe pohoi se të jesh më i pranishëm dhe “të qëndrosh larg stimulimit digjital mund të jetë freskuese”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit