Paris Saint Germai u eliminua nga Manchester Unitedi në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve pasi Djajtë e Kuq arritën fitore në Parkun e Princave me rezultat 1-3.

Fitorja e Man Utd erdhi si befasi në minutat e fundit dhe pak kush e priste edhe në fillim pasi skuadra angleze e filloi ndeshje me dhjetë mungesa (nëntë lojtarë të lënduar, një i suspenduar).


Por, tani që kjo ndeshje është shndërruar në qendër të vëmendjes, tifozët kanë vërejtur diçka që jo shpesh herë shikohet në futboll.

Ole Gunnar Solskjaer Dani Alves Ole Gunnar Solskjaer gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i skuadrës mysafire Ole Gunnar Solskjaer kishte veshur një jelek sportiv të UEFA-s mbi pallton e tij dhe menjëherë tifozët pushtuan rrjetet sociale duke pyetur për arsyen.

Arsyeja është se ngjyrat e fanellave të PSG-së ishin të zeza, ashtu si veshja e trajnerit norvegjez dhe që mos të ndodhte ndonjë ngatërrim nga gjyqtari apo lojtarët, pasi zona ku trajneri mund të lëvizë është afër vijës së fushës, u detyra të veshë jelekun sportiv me ngjyrë ari në mënyrë që të dallohet.

Skolsi Festa te goli i tretë, që në fund ishte goli i kualifikimit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Por, duket se kjo i solli fat trajnerit të Djajve të Kuq pasi skuadra e tij arriti të kualifikohet në çerekfinale.

Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Romelu Lukaku (2', 30') dhe Marcus Rashford (90+4'). /Telegrafi/

telegrafi sport app