Prindërit shpesh ankohen se jetët e tyre shkurtohen nga stresi, i lidhur me rritjen e fëmijëve. Por shumë studime tregojnë të kundërtën.
Çiftet pa fëmijë kanë predispozitën të vdesin të rinj, në krahasim me ata të cilët zgjedhin të lënë pas trashëgimtarë.
Për ta zgjidhur këtë dilemë, Dr. Esben Agerbo, kërkues i Universitetit Aarhus në Danimarkë, së bashku me kolegët e tij ka ndërmarrë një studim konkret mbi personat që kanë zgjedhur të mos kenë fëmijë. Mbi këtë qëllim, studiuesit kanë testuar një grup njerëzish, të cilët kanë kryer fertilizimin in vitro.
Studiuesit kanë grumbulluar informacion mbi 21.276 çifte, të cilët kanë përdorur metodën e fertilizimit in vitro, dhe që nuk kishin asnjë fëmijë përpara kësaj metode, por që kishin një marrëdhënie të paktën njëvjeçare, kohë e mjaftueshme për të ndjekur këtë procedurë.
Falë fertilizimit in vitro, 15.149 çifte kanë pasur fëmijë, ndërsa 5354 të tjerë nuk ia dolën ta arrinin këtë rezultat. Në përgjithësi, vdekjet midis personave në moshë të përshtatshme për të kryer procedurën e fertilizimit in vitro janë të rralla.
Megjithatë, midis femrave që kanë lindur, 33 prej tyre kanë humbur jetën. Në mesin e atyre të cilat nuk ishin në gjendje të kishin fëmijë, 56 kanë vdekur.
Për sa i përket meshkujve, janë regjistruar 119 raste vdekjeje midis baballarëve dhe 88 raste mes atyre që nuk kishin fëmijë.
Duke qenë se personat që u bënë baballarë ishin tri herë më shumë se ata që iu dhanë metodës së fertilizimit in vitro, e që u rezultoi e dështuar, kjo dëshmon se vdekshmëria ishte më e lartë në radhët e atyre që nuk kanë pasur pasardhës.
Llogaritjet e kryera nga Dr. Agerbo, ku u morën në konsideratë faktorë variabël të tillë si: mosha, arsimi dhe të ardhurat, tregoi se gratë që u bënë nëna kishin një normë vdekjeje katër herë më të lartë se gratë që kishin lindur, ndërsa për burrat shkalla e vdekshmërisë ishte dy herë më e lartë se në rastin e atyre që nuk kishin arritur të bëheshin prindër, krahas atyre që falë fertilizimit in vitro ia kishin arritur këtij qëllimi.
Kërkimi shkencor, në fakt, nuk e zgjidh plotësisht këtë mister. Mundet që ata që nuk arritën të kishin fëmijë nga metoda e fertilizimit in vitro të kenë një rrezik më të lartë vdekshmërie për shkaqe që lidhen me mungesën e aftësisë fizike.
Megjithatë, studimi ofron prova të reja për hipotezën se fëmijët janë një “eliksir i jetës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë