Arsovski: Sfidë e ndërkombëtarëve për periudhën e ardhshme do të jetë se si të ruajnë kursin proevropian të RMV-së
Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se se qasja e faktorit ndërkombëtar në Ballkan tani po bëhet më pragmatike, ndërsa si më aktive e sheh SHBA-në.
Duke folur për anketat e fundit, Arsovski theksoi se tek qytetarët dominojnë temat për korrupsionin, sundimin e ligjit, krizën energjetike apo edhe migrimi.
“Qytetarët janë të fokusuar më shumë në çështje pragmatike, ndërsa tek bashkësia ndërkombëtare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, sfida kryesore në periudhën e ardhshme, për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, është se si kursi proevropian i vendit të mbetet i qëndrueshëm dhe të mos cenohet dhe se si të rritet kapaciteti dhe dinamika që drejt asaj rruge të shkojmë më shpejtë”, deklaroi Petar Arsovski në "Klan Debat".
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























