Arsovska: Politikanët e korruptuar dëshirojnë të gaboj, por unë nuk gaboj

Policia Financiare të hënën do të hyjë në hapësirat e Bashkisë së Shkupit dhe do të kontrollojë se sa para janë shpenzuar për zbukurimin e kryeqytetit dhe cila kompani ka fituar tenderin për zbukurimin e Shkupit.
Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska thotë se ajo nuk ka bë gabim në procedurë.
"Politikanët e korruptuar më së shumti dëshirojnë të gaboj, por unë nuk gaboj", tha Arsovska e cila theksoi se zbukurimi ka kushtuar 30 mijë euro.
Ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov tashmë ka kërkuar dorëheqje nga Arsovska dhe zgjedhjet për kryetar në Shkup të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentar./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































