LAJMI I FUNDIT:

Arsim Abazi flet për të gjitha: Nga inkuadrimi i Ferizajt në Superligë, fitorja në ndeshjen hapëse të kampionatit e deri tek objektivat e klubit

Arsim Abazi flet për të gjitha: Nga inkuadrimi i Ferizajt në Superligë, fitorja në ndeshjen hapëse të kampionatit e deri tek objektivat e klubit

Organizimi fantastik i kryesisë së klubit dhe puna e palodhshme e trajnerit Arsim Abazi së bashku me lojtarët sollën frytet e saj, duke bërë kështu që Ferizaj të siguronte shpejt rikthimin në Superligën e Kosovës një vit pasi ranë nga elita, pasi fituan titullin kampion në Grupin B të Ligës së Parë.

Duke marr parasysh se organizimi brenda klubit ishte në nivelet më të larta falë presidentit Lulzim Abazi, kjo atmosferë u përkthye në rezultate pozitive në fushën e gjelbër.

Në një intervistë për Telegrafin trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi, flet për të gjitha: Që nga rikthimi i Ferizajt në Superligën e Kosovës, fitorja në ndeshjen hapëse të kampionatit, e deri tek objektivat që ka klubi gjatë këtij sezoni si dhe për afatin kalimtar veror.


‘Ujqërit’ e nisën me këmbë të mbarë edicionin e ri të futbollit në Superligë, duke mposhtur me rezultat 2-1 Feronikelin ’74, edhe pse kjo fitore ka mundur të jetë shumë më e thellë pasi iu anuluan tri gola nga VAR.

Për paraqitjen e ekipit të tij në këtë ndeshje, Abazi tha se është ndarë tejet i kënaqur pasi ky rezultat do t’iu jap edhe më shumë motiv në vazhdimësi të kampionatit.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Në rast se fiton në ndeshjen e parë dhe e fillon me këmbë të mbarë kampionatin është një motiv shtesë për ndeshjet e radhës”, ka thënë fillimisht Abazi.

Pesë gola të shënuar ndaj Feronikelit ’74, por vetëm dy të pranuar pas intervenimit nga VAR-i, tekniku ferizajas e sheh këtë si një sinjal pozitiv.

“Është e vërtetë që patëm disa raste gjatë ndeshjes, aty ku tre gola u anuluan nga VAR-i. Kjo më la përshtypje shumë të mirë nga skuadra për shkak të rasteve të shumta që krijuam”, deklaroi Arsim Abazi.

Gjatë viteve të fundit Ferizaj ka pasur probleme që të krijojë konsistencë në paraqitje dhe rezultate, por kësaj radhe trajneri Abazi ka thënë se kanë nxjerrë një mësim të mirë nga kjo dhe se po punojnë fortë që të jenë një skuadër stabile në Superligë.

“Ne jemi larguar nga Superliga sezonin e kaluar edhe pse kemi pasur paraqitje shumë të mira, por ndeshja e barazhit është një ndeshje ku aty luan rol edhe fati. Ne nuk patëm fat në atë ndeshje, por këtë vit jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, që të jemi një skuadër stabile në Superligë”.

Tutje, Abazi ka paralajmëruar se afati kalimtar te Ferizaj nuk ka përfunduar, duke thënë se ata janë në bisedime edhe me tre futbollistë të huaj të cilët pret që së shpejti t’i ketë nën urdhrat e tij.

“Ne jemi në bisedime edhe me tre futbollistë nga jashtë të cilët me siguri javën e ardhshme do t’i bashkangjiten skuadrës dhe me këta tre do ta mbyllim këtë afat kalimtar”.

Pasi tri pikëve të para, Ferizaj udhëton në stadiumin “Liman Gegaj” atje ku do të përballet me Malishevën. Abazi është shprehur se kanë filluar që sot përgatitjet për atë takim dhe se pret që të dalin të pamposhtur edhe nga kjo sfidë.

“Për ndeshjen me Malishevën ne kemi filluar stërvitjet që nga sot, ku do të mundohemi që edhe atje të tregojmë paraqitje të mirë dhe të kthehemi të pamposhtur”, përfundoi Abazi.

Kujtojmë se ndeshja mes Malishevës dhe Ferizajt do të zhvillohet të dielën e ardhshme me fillim nga ora 17:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit

La Liga
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë

Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë

Boks
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror

Ligat tjera
Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

La Liga
Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor

Ruben Amorim ka plane të mëdha për yllin e Man United – synon ta bëjë njërin prej lojtarëve kryesor

Premier League
Ylli kroat refuzoi Real Madridin, kishte një arsyeje shumë të veçantë

Ylli kroat refuzoi Real Madridin, kishte një arsyeje shumë të veçantë

La Liga
Kalo në kategori