Arsene Wenger pritet që shumë shpejtë t’i rikthehet futbollit, pasi tashmë ka marrë një ofertë nga skuadra japoneze, Vissel Kobe.
Trajneri francez është larguar nga futbolli gati qe një vit, por ka bërë të ditur se në këtë verë do të rikthehet sërish. Megjithatë nuk ka dhënë detaje shtesë nëse do të jetë sërish në cilësinë e menaxherit të skuadrës apo në ndonjë post tjetër.
Wenger u largua në verën e kaluar nga Arsenali, pas më shumë se 20 vitesh qëndrimi në Londër, ndërsa tani ka pranuar ofertë nga Vissel Kobe.
Francezi mund ta drejtojë skuadrën japoneze që në skuadër kanë lojtarë të njohur, si Lucas Podolski dhe Andres Iniesta.
Sipas Goal.com, Wenger pritet të përfitojë katër milionë euro pagë vjetore te Vissel Kobe, me një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi. /Telegrafi/