Arsenali triumfon me rezultat të thellë ndaj West Hamit

Arsenali ka fituar ndaj West Hamit me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, që rrezikuan disa herë, por nuk arritën ta gjejnë rrugën e golit.
Rasti më i mirë i takoi mysafirëve, të cilët rrezikuan me anë të Cheikhou Kouyate (17'), por goditja e tij u ndal nga shtylla, ndërsa Arsenali provoi me anë të Danny Welbeck (26', 35), por pa arritur ta tundin rrjetën.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më atraktive, ku pati edhe plot pesë gola nga të dyja skuadrat, të parët që shënuan ishin vendasit e Arsenalit, ku Nacho Monreal (51') shënoi për 1-0 pas asistimit të Granit Xhakës.

Në minutën e 64-të erdhi goli i barazimit, ku Marko Arnautovic shënoi për 1-1 pas asistimit të Manuel Lanzinit.

Deri në fund të takimit pati edhe shumë raste tjera, por vetëm Arsenali gjeti rrjetën duke shënuar me anë të Aaron Ramsey (82') për 2-1 dhe Alexandre Lacazette (84', 89') që shënoi vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-1.

Pas kësaj fitore, Arsenali është në pozitën e gjashtë me 57 pikë, ndërsa West Hami renditet në vendin e 15-të me 35 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë drejt Manchester Unitedit, ndërsa West Hami e pret në shtëpi Manchester Cityn. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6i83ve
https://www.dailymotion.com/video/x6i84w9
https://www.dailymotion.com/video/x6i84ym
https://www.dailymotion.com/video/x6i85av


















































