Arsenali është i interesuar për mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, në këtë afat kalimtar veror.

Skuadra londineze ka rinovuar së fundmi kontratën me Gabriel Magalhaes dhe shpreson të arrijë marrëveshje të ngjashme edhe me William Saliba.


Megjithatë, trajneri Mikel Arteta kërkon të shtojë thellësi në repartin defensivë dhe synon të sjellë një tjetër qendërmbrojtës cilësor në 'Emirates'.

Fillimisht Arsenali ishte i interesuar për Dean Huijsen, por pasi ai zgjodhi Real Madridin, vëmendja tani është përqendruar te Guehi.

Verën e kaluar, Crystal Palace kërkoi 70 milionë funte për lojtarin, por çmimi këtë herë pritet të jetë më i ulët, pasi Guehi ka vetëm një vit kontratë të mbetur.

Përveç Arsenalit, për shërbimet e tij janë të interesuara edhe Chelsea, Newcastle, Tottenham, Liverpool dhe Manchester United.

Chelsea, si ish-klubi i Guehit, ka të drejtën për 20 për qind të çdo tarife të mundshme rishitjeje që do të përfitojë Crystal Palace. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app