LAJMI I FUNDIT:

Arsenali pas “Lewandowskit” të Ajaxit

Arsenali pas “Lewandowskit” të Ajaxit

Arsenal janë duke u interesuar për Arkadiusz Milik.

E përditshmja sportive polake, Futbol News pohon se Gunnersat po e shohin sulmuesin 22-vjeçar si pasardhës i përkryer për Olivier Giroudin.

Reprezentuesi polak deri më tani për skuadrën holandeze të Ajaxit ka shënuar 42 gola në 69 paraqitje, i cili u transferua në vitin 2014 nga skuadra gjermane e Bayer Leverkusenit, transmeton Telegrafi.


Edhe këtë sezon Milik po kalon nëpër një forme të mirë, duke shënuar 16 gola në 25-të xhiro të Eredivisie.

Për sulmuesin, i cili po konsiderohet si “Robert Lewandoski i ri” tashmë po interesohen edhe Barcelona, Juventus dhe Inter. /Telegrafi/