Londra është e kaltërt dhe për këtë u përkujdes Chelsea që triumfoi në derbi ndaj Arsenalit.

Djelmoshat e Antonio Contes shënuan fitore me plot meritë 3-1 përballë Arsenalit falë një ndeshje të mrekullueshme nga Eden Hazard.


Ndeshja nisi me një iniciativë të lehtë të vendasve të cilët edhe ishin favoritë për këtë derbi.

1486214475536 lc galleryImage LONDON ENGLAND FEBRUARY 0

Pas 13 minutave lojë, vendasit shënuan edhe golin e parë në ndeshje.

Një harkim i bukur nga krahu i djathtë e gjeti Diego Costën i cili gjuajti bukur me kokë por tentimin e tij e priti Peter Cech.

Topi i kthyer nga portieri mysafir shkoi deri tek Marcos Alonso i cili shënoi me kokë për 1-0.

Pas golit të pësuar, Arsenali mori iniciativë dhe tentoi të barazonte rezultatin.

1486215695819 lc galleryImage Chelsea s N Golo Kante ri

Portieri belg Thibaut Courtois shpëtoi vendasit në dy raste pas goditjeve të Gabriel në minutën e 38-të dhe të Ozil në minutën e fundit të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea arriti të shënoi edhe një gol për ta ngritur epërsinë në 2-0.

Ishte mesfushori belg, Eden Hazard që me një aksion individual depërtoi në zonë për të shënuar për 2-0.

ChelseavArsenalPremierLeagueDPqK16Zb5jRx

Ndërkohë Cesc Fabregas u inkuadrua në lojë në minutën e 84-të dhe vetëm një minutë më vonë shënoi për 3-0 pas një gabimi nga Petr Cech.

Krejt në fund të ndeshjes Arsenali arriti ta shënoi golin e nderit nëpërmjet sulmuesit francez Olivier Giroud për 3-1.

Pas kësaj fitore, Chelsea vazhdon të mbetet në krye të Ligës Premier me 59 pikë të tubuara 12 më pak se Arsenal dhe Tottenham ku kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5alvei_eden-hazard-amazing-goal-vs-arsenal-2-0_sport

telegrafi sport app